Modric: Bale është i kënaqur që luan në klubin më të mirë në botë

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka folur për bashkëlojtarin e tij Gareth Bale, i cili po kalon në formë jo të mirë me madrilenët.

Modric ka thënë se ai dhe Bale janë të ngjashëm.

Mesfushori më i mirë në botë për vitin 2018, ka treguar se uellsiani është i lumtur që luan në klubin e Realit.

“Gareth dhe unë jemi shumë të ngjashëm. Jemi të turpshëm ndonjëherë dhe nuk flasim shumë. Gareth flet dhe kupton gjuhën spanjolle dhe ndonjëherë bëhet ndonjë atmosferë në të cilën ia kalon shumë mirë se bashku me bashkëlojtarët, është i kënaqur që luan në klubin më të mirë në botë. Sigurisht që të gjithë kënaqen në mënyrën e tyre dhe duhet të respektosh këtë gjë. Kaloj shumë mirë me të”, deklaroi ai”, ka thënë Modric.

Real Madrid, sot luan ndaj Leganesit në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga, prej orës 21:15.