Foto: MKRS

MKRS ndan mbi 55 mijë euro për Lojërat Olimpike Dimërore 'Pekin 2022'

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 56 mijë e 815 euro për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Këto mjete do t’i hyjnë në punë KOK-ut për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që përfshinë edhe këto mjete.

Po ashtu, kjo marrëveshje do të shërbejë për përpilimin e Planit Strategjik të Komitetit Olimpik të Kosovës 2021-2024.

Foto: MKRS