Mitrovicë, thyhen xhamat e autobusit të skuadrës së KB Bashkimit

Sot është zhvilluar ndeshja Trepça – Bashkimi, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, të cilën e fituan prizrenasit me rezultat 70-69, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës.

Por, pas ndeshjes, KB Bashkimi, ka njoftuar se iu janë thyer xhamat autobusit të klubit, nga persona të panjohur.

Bashkimi, pretendon se ka pasur tentime për t’i sulmuar fizikisht edhe zyrtarët e klubit prizrenas.

Më poshtë mundë të shihni njoftimin e plotë të Bashkimit:

Autobusi i klubit tonë sonte pas ndeshjes me Trepçën është sulmuar nga persona të panjohur.

Gjithashtu ka pasur tentime për t’i sulmuar fizikisht edhe zyrtarë të klubit tonë.

Akte të tilla vandale nuk i përkasin sportit. Ftojmë Federatën dhe organet gjegjëse të sigurisë të marrin masat e duhura dhe t’i dënojnë këta vandalë!

 

 

Basketboll, Fitore dramatike e Bashkimit në Mitrovicë ndaj Trepçës