Mitrovica- Wolfsburg, mbyllet pjesa e parë (Foto)

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Mitrovicës dhe Wolfsburgut, me epërsinë e mysafireve prej 3-0, ndeshja e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve në konkurrencën e vajzave.

Serinë e golave Wolfsburg e hapi në minutën e 15’ me Eëa Pajorin.

Për rezultatin 2-0, u përkujdes Noell Maritz në minutën e 27’.

Ishte përsëri Noell Maritz, që shënoi për rezultatin 3-0,  në minutën e 33’.

Vlen të theksohet se për ta parë këtë ndeshje kanë ardhur një numër i vogël i shikuesve, përkundër që hyrja ka qenë falas.