Miralem Pjanic: Ne duam t’i fitojmë të gjithë trofetë

Miralem Pjanic, në një konferencë për media, i pyetur rreth paraqitjeve të tij dhe Juventusit, ka thënë se ëndrra e tij është që të bëhet njëri prej lojtarëve më të mirë në botë.

Boshnjaku ka thënë se ndaj Interit e merituan fitoren.

“Endrra ime është të jem ndër më të mirët në botë. Ne po punojmë shumë dhe jam i lumtur me mënyrën se si po shkojnë gjërat. Ndër më të mirët kundër interit ? E pranoj që gjithçka shkoi mirë. Ne e merituam fitoren dhe më në fund arritëm në vendin e parë”, ka thënë fillimisht Pjanic.

Pjanic ka thënë se Juventus është më e mira në Itali, ai ka treguar se ‘Bianconerët’ synojnë t’i fitojnë të gjithë trofetë në këtë sezon.

“Mendoj se skuadra jonë është padyshim më e mira në Itali, ne duam të jemi në krye të renditjes dhe jemi aty ku duhet të jemi. Duam të përqendrohemi në të gjitha trofetë, ky është qëllimi i Juventus. Ky është një klub që është në mesin e tre apo katër më të mirëve në botë. Synimet tona janë të larta, jo vetëm këtë sezon, por çdo vit. Ne duam t’i fitojmë të gjithë trofetë dhe do të provojmë përsëri këtë vit”, ka treguar Miralem Pjanic.

29 vjeçari në këtë edicon i ka luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet në Serie A dhe Champions League, duke i shënuar dy gola dhe dy asistime.