Mino Raiola: Haaland nuk dëshironte të transferohej në Manchester United

Borussia Dortmund të dielën me 29 dhjetor e kompletoi transferimin e super talentit Erling Haaland nga Salzburgu për 20 milionë euro.
Dortmundi e fitoi “luftën” me ekipe si Juventus dhe Mancehster United për shërbimet e 19 vjeçarit.

Skuadra angleze Manchester United, kishte interesim më të madh për norvegjezin, por menaxheri i futbollistit norvegjez, Mino Raiola, ka treguar se Haaland e ka zgjedhur Borussia Dortmundin, pasi nuk dëshironte të transferohej te “Djajt e Kuq”.
“Manchester United, ishte kontaktuesi më i afërt me të, por Haaland zgjedhi Dortmundin. Unë jam shumë i lumtur. Ai shkoj tek klubi që donte dhe kjo është më e mira për të tashmë. Nëse ai do të dëshironte të shkonte tek Manchester United, unë do të isha i obliguar ta dërgoja atë aty, por ai nuk deshi”, ka zbuluar Mino Raiola.

ZYRTARE: Dortmund e transferon super talentin Erling Haaland (VIDEO)