Milwaukee Bucks shënon fitore të lehtë ndaj New York Knicks

18 fitore dhe vetëm tri humbje dhe vendi i parë në Konferencën e Lindjes, madje me ecurinë më të mirë në këtë fillim sezoni nga 30 skuadrat e NBA.

Bëhet fjalë për Milwaukee Bucks, që shkatërruan New York Knicks me rezultatin 132-88, duke shënuar suksesin e 12 radhazi. Sigurisht që kur në përbërje ke një basketbollist si Giannis Antetokounmpo gjithçka bëhet më e lehtë.

“Ylli” i Bucks realizoi “double double”, 29 pikë e 15 “rebound”, në vetëm 21 minuta lojë, ndërsa D.J. Wilson shtoi edhe 19 pikë të tjera për skuadrën nga Wisconsin.

Mbeten të pathyeshëm në shtëpi Philadelphia 76ers, që iu imponuan 103-94 Utah Jazz. Ky ishte suksesi i 10-të radhazi para publikut të tyre. Më miri mbi parket rezultoi Tobias Harris me 26 pikë, pa harruar edhe “double double” e Joel Embiid, që e mbylli takimin me 16 pikë e 11 “rebound”. Për Jazz nuk mjaftuan 27 pikë dhe 12 “rebound” të Rudy Gobert.

Nuk ka fund kriza e Golden State Warriors, që këtë radhë u mposhtën 104-79 nga Atlanta Hawks, ndërsa Phoenix Suns siguruan një fitore të rëndësishme jashtë 104-109 në parktin e Charlotte Hornets.

Triumfuan në transfertë edhe Chicago Bulls 106-113 ndaj Indiana Pacers si dhe Sacramento Kings 104-117 përballë Memphis Grizzlies.

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Phoenix Suns 104-109

Philadelphia 76ers – Utah Jazz 103-94

Atlanta Hawks – Golden State Warriors 104-79

Memphis Grizzlies – Indiana Pacers 104-117

Milwaukee Bucks – New York Knicks 132-88

Sacramento Kings – Chicago Bulls 106-113