Millosh Latkoviq i bashkohet Bashkimit

KB Bashkimi ka njoftuar se është përforcuar me basketbollin malazez Millosh Latkoviq.

Latkoviq luan në pozitën e fundori dhe është i gjatë 196 centimetra.

Ai do të debutoj në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, që Bashkimi e luan kundër Yllit sot prej orës 19:00.

27-vjeçari së fundi ka luajtur te ekipi nga Mali i Zi, Teodo derisa karrierë ka bërë edhe te Mornari, Lovçeni, Nassjo e Kyivi.

“Latkoviq i është bashkuar skuadrës dhe do të jetë i gatshëm sonte për ndeshjen e Kupës në ‘Final 8’ që do ta luajmë kundër Yllit”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.