Milani tregohet i fortë për Romën

Milani ka shënuar fitore me rezultat 1-2, ndaj Romës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 24-të në Serie A.

Franck Kessie shënoi për 0-1, në minutën e 43’ nga penalltia.

Jordan Veretout e barazoi rezultatin në minutën e 50’.

Golin e fitores për Milanin e shënoi Ante Rebic në minutën e 58’.

Pas kësaj fitoreje Milani pozicionohet në vendin e dytë me 52 pikë.

Kurse, Roma në vendin e pestë me 44 pikë.