Milani tregohet i fortë për Parmën (VIDEO)

Milani ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të në Serie A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Jasmin Kurticin në minutën e 44’.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Parmës.

Pjesa e dytë i takoi vendasve në tërësi.

Franck Kessie shënoi një supergol për ta barazuar rezultatin 1-1.

Kapiteni i kësaj skaudre Alessio Romagnoli e kaloi në epërsi për herë të parë Milanin në minutën e 59’.

Për rezultatin 3-1, shënoi sulmuesi turk Hakan Calhanoglu në minutën e 77’.

Pas kësaj fitoreje Milani pozicionohet në vendin e shtatë me 53 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.