Milani tregohet i fortë për Juventusin (VIDEO)

Milani e ka mposhtur Juventusin me rezultat 4-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në Serie A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin bianconerët me një gol të bukur nga Adrien Rabiot në minutën e 47’.

Cristiano Ronaldo shënoi për 2-0, në minutën e 53’.

Milani e ngushtoi epërsinë me Ibrahimovicin në minutën e 62’ nga penalltia.

Franck Kessie e barazoi rezultatin në minutën e 66’.

Për 3-2, shënoi Leao një minutë më vonë.

Për t’i dhënë fund dilemës së fituesit shënoi Ante Rebic në minutën e 80’.

Pas kësaj fitoreje Milani ngjitet në vendin e pestë me 49 pikë.

Kurse Juventusi mbetet në vendin e parë me 75 pikë, shtatë pikë më shumë se Lazio që është bë vendin e dytë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.