Milani rikthehet te fitoret

Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Venezias, ndeshje e vlefshme për xhiron e pestë në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli e ka gjetur rrugën e fitoreve pas barazimit në xhiron e kaluar ndaj Juventusit.

Brahim Diaz shënoi për 1-0 pas asistimit të Theo Hernandezit në minutën e 68’.

Për 2-0 shënoi Theo Hernandez në minutën e 82’.

Pas kësaj fitoreje Milani ngjtet në vendin e dytë me 13 pikë.

Kurse, Venezia mbetet në vendin e 18-të me tri pikë.