Milani pa Ibrahimovicin e mposht Crotonen (VIDEO)

Milani ka fituar si mysafir ndaj Crotones me rezultat 0-2, në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Në këtë ndeshje Milani luajti pa Zlatan Ibrahimovicin i cili është i infektuar me coronavirus.

Franck Kessie i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 45+2’ nga penalltia.

Për 0-2, shënoi Brahim Diaz në minutën e 50’.

Pas dy ndeshjeve në Serie A, Milani i ka dy fitore.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.