
Milani mposhtet në shtëpi nga Lille (VIDEO)
05.11.2020 - 22:54
Ka përfunduar ecuria pozitive e Milanit pa humbje, pasi janë mposhtur në “San Siro”, me rezultat 0-3, nga skuadra franceze Lille, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës.
Yusuf Yazici ishte heroi i kësaj ndeshje i cili shënoi tre gola në këtë ndeshje.
Mesfushori turk, i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 22’ nga penalltia.
Yazic e dyfishoi epërsinë në minutën e 55’, pas asistimit të Ikones.
Për rezultatin 0-3, Yazic shënoi në minutën e 58’, për ta kompletuar hat-trickun e tij.
Pas kësaj fitoreje Lille, pozicionohet në vendin e parë me shtatë pikë në Grupin H.
Kurse, Milani në vendin e dytë me gjashtë pikë.