Milani mposht Napolin dhe merr kreun e tabelës (VIDEO)

Milani ka shënuar fitore me rezultat 1-3,ndaj Napolit në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

Zlatan Ibrahimovic i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 20’.

Për 0-2, shënoi përsëri sulmuesi suedez në minutën e 54’.

Napoli e ngushtoi epërsinë me Mertensin në minutën e 63’.

Për Napolin u përkeqësuan punët në minutën e 65’, pasi Bakayoko u ndëshkua me karton të kuq.

Për rezultatin 1-3, shënoi talenti i ri Jens Hauge në fundin e ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Milani rrëmben vendin e parë me 20 pikë.

Kurse, Napoli mbetet në vendin e gjashtë me 14 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.