Milani mposht Bolognën dhe rrëmben kreun e tabelës

Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-4 ndaj Bolognës në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.

Rafael Leao i kaloi mysafirët në minutën e 16-të.

Vendasve iu përkeqësuan punët në minutën e 20-të, pasi Soumaro u ndëshkua me karton të kuq.

Davide Calabria shënoi për 0-2 në minutën e 35-të.

Vendasit e ngushtuan epërsinë me autogolin e Ibrahimoviqit në minutën e 49-të.

Barroë e barazoi rezultatin në minutën e 52-të.

Bologna mbeti me dy lojtar më pak në minutën e 58-të, pasi Soriano u ndëshkua me karton të kuq.

Bennacer e riktheu epërsinë e mysafirëve në minutën e 84-të.

Për 2-4 shënoi Ibrahmoviq në minutën e 90-të.

Pas kësaj fitoreje Milani ngjitet në vendin e parë me 25 pikë.