Milani me mungesa të mëdha ndaj Juventusit

Milani do ta ketë testin e vështirë të mërkurën mbrëma ndaj Juventusit, në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.

Milani pas 15 xhirove pozicionohet në vendin e parë me 37 pikë, 10 pikë më shumë se Juventusi që pozicionohet në vendin e pestë me 27 pikë.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka konfirmuar se për këtë ndeshje do të mungojë lojtari kryesor i kësaj skuadre, Zlatan Ibrahimovic.

“Unë e qortova Ibrahimovic për atë video që ai postoi sepse më dërguan shumë mesazhe duke pyetur për rikuperimin e tij. Ai po ndihet më mirë, po punon por nuk do të jetë i gatshëm nesër”, ka konfirmuar Stefano Pioli.

Po ashtu, Milanit do t’i mungojë edhe mesfushori Bennacer, sulmuesi Saelemaekers, mesfushori Sandro Tonali dhe mbrojtësi Gabbia.

Kurse, Juventusit do t’i mungojnë tre lojtarë, Sandro, Cuadrado dhe Morata.

Milan – Juventus, luhet të mërkurën nga ora 20:45 në San Siro.