Milani lider në Serie A

Milani ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Hellas Veronës me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

Caprari i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 7’.

Për 0-2 shënoi Barak nga penalltia.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për Veronën.

Olivier Giroud e ngushtoi epërsinë në minutën e 59’.

Rezultatin e barazoi Kessie nga penalltia në minutën e 76’.

Gunter shënoi autogol për ta kaluar Milanin në epërsi.

Pas kësaj fitoreje Milani ngjitet në vendin e parë me 22 pikë, një pikë më shumë se Napoli që pozicionohet në vendin e dytë.