
Milani kualifikohet me vështirësi në 1/8 e finales në Ligën e Europës
25.2.2021 - 22:59
Milani ka barazuar me rezultat 1-1, ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të ndeshjes kthyese të 1/16-tës së finales në Ligën e Europës.
Italianët janë kualifikuar në 1/8 e finales falë barazimit 2-2, në ndeshjen e parë në Beograd.
Franck Kessie shënoi për 1-0, në minutën e 9’.
Për 1-1, shënoi El Fardou Ben në minutën e 24’.
Serbët mbetën pa një lojtar në minutën e 70’ pasi Gobeljic u ndëshkua me karton të kuq.
We’re through to the last 16
Andiamo agli Ottavi di #UEL#ACMFKCZ #SempreMilan#UEL pic.twitter.com/rtio8Qk2Yc
— AC Milan (@acmilan) February 25, 2021