Milani insiston për Milot Rashicën

Milot Rashica do ta ketë sezonin e tij te fundit te Werder Bremeni.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, u kërkua nga disa klube në afatin kalimtar të verës dhe të janarit, por nuk u largua nga klubi gjerman pas insistimit të tyre.

Calciomercato, shkruan se Milani po insiston për shërbimet e Rashices.

Mediat italiane kishin shkruar edhe më herët për interesimin e Milanit për 24 vjeçarIN.

Milani pritet t’i nisë negociatat me Werder Bremenin për Milot Rashicën.

Rashica ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022.

Në këtë sezon ish-sulmuesi i Vushtrrisë, i ka bërë 10 paraqitje me Werderin.