Milani i pandalshëm, fiton me një lojtar më pak ndaj Beneventos

Milani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Beneventos me rezultat 0-2, në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A.

Franck Kessie i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 15’.

Sandro Tonali ia vështirësoi punët Milanit në minutën e 34’ pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Rafael Leao shënoi për 0-2, në minutën e 49’.

Carpari kishte mundësi që ta ngushtonte epërsinë, por e humbi penalltinë në mintuën e 61’.

Pas kësaj fitoreje Milani pozicionohet në vendin e parë me 37 pikë.

Kurse, Benevento mbetet në vendin e 10-të me 18 pikë.