Milani fiton ndaj Genoas

Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Genoas, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në Serie A.

Ante Rebic e hapi serinë e golave duke shënuar për 1-0 në minutën e 13’.

Mattia Destro e barazoi rezultatin në minutën e 37’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1.

Scamacca shënoi autogol për ta rikthyer epërsinë e Milanit.

Pas kësaj fitoreje Milani mbetet në vendin e dytë me 66 pikë.

Ndërkaq, Genoa mbetet në vendin e 14-të me 32 pikë.