Milani fiton me vështirësi ndaj Interit (VIDEO)

“Derby della Madonnina”, i ka takuar Milanit, që ka fituar me rezultat 1-2, ndaj Interit, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.

Ndeshjen e nisën mirë mysafirët duke fituar penallti të cilën e humbi Ibrahimovic, por në topin e kthyer shënoj suedezi për 0-1.

Në minutën e 16’ Ibra e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Leaos.

Romelu Lukaku e ngushtoi epërsinë në minutën e 28’ pas asistimit të Perisicit.

Në pjesën e dytë Interi e kërkoi golin e barazimit me ngulm por nuk ia arriti.

Pas kësaj fitoreje Milani mbetet në vendin e parë me 12 pikë, me bilanc të 100%, katër fitore nga katër ndeshje.

Kurse, Interi në vendin e gjashtë me shtatë pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.