Milani fiton me lehtësi ndaj Spezias (VIDEO)

Milani ka fituar me rezultat 3-0, ndaj Spezias, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Pjesa e dytë në tërësi i takoi vendasve, duke i shënuar tre gola..

Rafael Leao shënoi për 1-0, në minutën e 57’.

Për 2-0, shënoi Theo Hernandez në minutën e 76’.

Sulmuesi i ri Rafael Leao shënoi përsëri në minutën e 78’ për 3-0.

Nga tri ndeshje Milani regjistron tri fitore duke u pozicionuar në vendin e dytë.

Në xhiron e ardhshme luan ndaj Interit.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.