Milani fiton me lehtësi ndaj Spartës së Pragës (VIDEO)

Milani ka shënuar fitore me rezultat 3-0, ndaj Spartës së Pragës, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Brahim Diaz i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 24’ pas asistimit të Ibrahimovicit.

Ibrahimovic kishte rast që ta dyfishonte epërsinë por e humbi penalltinë në minutën e 36’.

Rafael Leao shënoi për 2-0, në minutën e 57’, pas asistimit të Dalotit.

Diogo Dalot shënoi për 3-0, në minutën e 67’.

Pas kësaj fitoreje Milani pozicionohet në vendin e parë në Grupin H, me gjashtë pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.