Milani e shkatërron Torinon

Milani ka shënuar fitore me rezultat të thellë 0-7, ndaj Torinos në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A.

Theo Herandez e hapi serinë e golave duke shënuar për 0-1, në minutën e 19’.

Kessie shënoi për 0-2 në minutë ne 26’.

Brahim Diaz shënoi për 0-3 në minutën e 50’.

Ishte përsëri Theo Hernandez që shënoi për 0-4 në minutën e 62’.

Ante Rebic shënoi hat-trick të shpejtë në minutat e 67’, 72’ dhe 79’ për 0-7.

Pas kësaj fitoreje Milani pozicionohet në vendin e tretë me 75 pikë.