Milani e pëson humbjen e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve

Milani ka pësuar humbje me rezultat 1-0 ndaj Portos, ndeshje evlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Luis Diaz në minutën e 65’.

Kjo është humbja e tretë radhazi nga tri ndeshje për Milanin.

Pas kësaj humbje Milani pozicionohet në vendin e katërt me zero pikë.

Kurse, Porto në vendin e tretë me katër pikë.