Milani e deklason Lazion në shtëpi (VIDEO)

Milani ka shënuar fitore të madhe ndaj Lazios me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.

Hakan Calhanoglu e hapi serinë e golave në minutën e 23’ duke shënuar për 1-0.

Zlatan Ibrahimovic shënoi për 2-0, në minutën e 34’.

Për rezultatin përfundimtar 3-0, shënoi Ante Rebic në minutën e 59’.

Pas kësaj fitoreje Milani ngjitet në vendin e gjashtë me 46 pikë.

Të martën skuadra e Stefano Piolit e pret në “San Siro” Juventusin.

Kurse, kjo humbje Lazios mund t’i kushtojë shumë në garë për titull, pasi tani janë shtatë pikë mbrapa Juventusit që pozicionohet në vendin e parë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.