Milani befasohet nga Sassuolo

Milani ka pësuar humbje me rezultat 1-2 nga Sassuolo, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Serie A.

Hakan Calhanoglu me një gol të bukur shënoi për 1-0 në minutën e 30’.

Giacomo Raspadori me dy gola të shpejtë në minutat e 76’ dhe të 83’ ia dha fitoren Sassuolos.

Pas kësaj huimbje Milani mbetet në vendin e dytë me 66 pikë.

Kurse, Sassuolo në vendin e tetë me 49 pikë.