Milani barazon me Cagliarin

Milani ka barazuar me rezultat 0-0, ndaj Cagliarit në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A.

Milani e dominoi ketë ndeshje nga fillimi deri në fund, por nuk arriti ta gjej rrugën e golit.

Pas këtij barazimi Milani pozicionohet në vendin e tretë me 76 pikë.

Në xhiron e ardhshme Milanin e pret punë e vështirë, pasi do të përballet me Atalantën që pozicionohet në vendin e dytë.

Nëse barazon ose humb Milani mund të bie në vendin e pestë, në rast se fitojnë Napoli dhe Juventusi.

Xhiroja e fundit në Serie A, luhet më 23 maj nga ora 15:00.