Milan e mposht Feronikelin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ (Foto)

Milan e ka fituar miqësoren e luksit ndaj Feronikelit me rezultat 2-0, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ajo që ra në sy për këtë ndeshje ishte interesimi i vogël i shikuesve për ta parë këtë ndeshje, ku një pjesë e madhe e tribunave ishte e zbrazët.

Milanit i mjaftuan dy gola nga një secilën pjesë qe të shënoj fitore me rezultat 2-0.

Në pjesën e parë shënoi Suso në minutën e 26’ një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Në minutën e 58’ Fabio Borini e dyfishoi epërsinë për rezultatin final 2-0.