Milan dëshiron transferimin e Granit Xhakës

Milan është duke kaluar në momente jo të mira në këtë sezon në Serie A.

Italianët pozicionohen në vendin e 14-të në Serie A me 13 pikë.

“Rossonerët” janë duke kërkuar lojtarë që të përforcohen në afatin kalimtar të janarit.

Njëri prej lojtarëve që pritet të vij te italianët është Granit Xhaka.

Xhaka është duke kaluar në momente jo të mira dhe nuk është i lumtur te “Topçinjtë”, pasi klubi ia ka hequr shiritin e kapitenit 27 vjeçarit pas incidentit që ka pasur me tifozët e kësaj skuadre para 2 jave.

“Football – Italia”, shkruan se Milan dëshiron transferimin e Granit Xhakës dhe Lucas Torreiras, të dy lojtarë që po gjejnë pak hapësira nën udhëheqjen e Unai Emerys.