Messi shkëlqen në fitoren e Barcelonës ndaj Getafes

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 5-2, ndaj Getafes, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në La Liga.

Lionel Messi e hapi serinë e golave duke shënuar për 1-0, në minutën e 12’.

Lenglet shënoi autogol për 1-1 në minutën e 12’.

Chakla i Getafes shënoi autogol në minutën e 28’ për 2-1.

Messi shënoi për 3-1, në minutën e 33’.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë në minutën e 69’ me Unalin.

Araujo shënoi për 4-2 në minutën e 87’ pas asistimit të Messit.

Për rezultatin përfundimtar 5-2, shënoi Griezmann në minutat shtesë nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje Barcelona pozicionohet në vendin e tretë me 68 pikë, me një ndeshje më pak.

Në xhiron e ardhshme blaugranët i pret punë e vështirë pasi udhëtojnë drejt Villarrealit.

Ndërsa Getafe pozicionohet në vendin e 15-të me 31 pikë.