Messi për Topin e Artë: Është vërtetë e mrekullueshme

Lionel Messi sonte e fitoi Topin e Artë, për të gjashtën herë në karrierën e tij si futbollist, i cili jepet nga France Football.

Ylli i Barcelonës, la mbrapa Virgil Van Dijkin e Liverpoolit dhe Cristiano Ronaldon.

Tani Messi ka gjashtë Topa të Artë, duke e lën pas Cristiano Ronaldon i cili i ka pesë.

Pasi e pranoi Topit të Artë, Messi i falënderoi gazetarët të cilët e kanë votuar që ta fitojnë këtë çmim.

“Do të doja të falënderoja të gjithë gazetarët që më votuan dhe dëshiruan që unë të fitojë këtë çmim. Falënderoj kolegët e klubit, dhe të gjithë kolegët që kanë kontribuuar për këtë çmim. Është vërtet e mrekullueshme”, është shprehur Messi.