Messi: Nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka për ta kthyer Neymarin

Afati kalimtar i transferimeve në Spanjë, ka përfunduar me 2 shtator, e me përfundimin e afatit të transferimeve morën fund edhe zyrat për transferimin e Neymarit te Barcelona.

Neymar e dëshironte me çdo kusht rikthimin e tij në Barcelonë, bile në fillim nuk pranoi që as të stërviste me PSG-n, por në fund u vendos që braziliani të qëndroj në Francë.

E për zërat rreth transferimit të tij ka folur kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi.

Messi thotë se e ka dashur transferimin e Neymarit në Barcelonë, por ai është skeptik sa i përket asaj se a ka bërë gjithçka klubi katalunas për ta rikthyer atë në “Camp Nou”.

“Do të doja që Neymar të rikthehej. Nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka për ta rikthyer. Mirëpo, është e vërtetë që negociatat kanë qenë të vështira. Neymar është një nder lojtarët më të mirë në botë. Nuk pyeta për ta rikthyer, gjithçka çfarë bëra ishte të jap opinionin tim. Nuk jam i zhgënjyer. Kemi skuadër spektatkulare, më të cilët mund të konkurrojmë për të gjitha trofetë”, ka deklaruar Messi.

PSG-ja, dëshironte 300 milionë euro në mënyrë që ta linte lirimin e Neymarit në drejtim të Barcelonës.