Messi nuk do të largohet nga Barcelona

Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona.

Sulmuesit argjentinas iu është ofruar kontratë e re nga Barcelona e cila do ta mbante atë deri në vitin 2026 në “Camp Nou”.

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se ylli argjentinas ka pranuar që ta ulë pagën e tij për 50 për qind vetëm që të qëndroj te blaugranët.

Sipas gazetës “SPORT”, 34 vjeçari ka vendosur përfundimisht që të mbetet në Spanjë për së paku edhe pesë vite, që i bie deri në moshën 39 vjeçare.