Messi mund të largohet nga PSG-ja

Transferimi i Lionel Messit te gjiganti francez PSG bëri jehonë të madhe në botën e futbollit.

Por nëse Messi nuk arrin që të fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij, e ardhmja e tij te francezët do të vihet në pikëpyetje.

Ish-lojtari i Barcelonës, Lobo Carrasco, ka thënë se Messi mund të largohet nga PSG-ja në rast se ai nuk arrin që të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Messit gjithmonë do t’i mungojë “modus vivendi” që kishte në Barcelonë. Nëse ai triumfon, që është fitimi i Ligës së Kampionëve, ai mund ta zgjasë qëndrimin e tij edhe për një vit. Nëse PSG nuk e fiton Ligën e Kampionëve, një vit do të jetë shumë. gjatë dhe mund të detyrojë largimin e tij në qershor” pohoi ish-lojtari.

Messi këtë sezon në fanellën e PSG-së ka zhvilluar 16 ndeshje dhe ka arritur të shënojë gjashtë gola. Golin e parë  te PSG-ja, Messi e ka shënuar pikërisht në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas përfundimit të fazës së grupeve, në 1\16 e Ligës se Kampionëve PSG do të ketë një punë të vështirë pasi përballë do të këtë ekipin e Real Madrid.