Messi: Maradona më preku, nuk kam frikë nga vdekja

Lionel Messi në një intervistë të gjatë për La Sexta, ka folur për shumë gjëra të pathëna për jetën e tij deri më tani.

Argjentinasi ka treguar se si është ndjerë për vdekjen e Maradonës, si e mori lajmin për vdekjen e tij.

La Sexta: Si u ndjetë kur morët lajmin e vdekjes së Maradonës?

Messi: Nuk mund ta besoja. Nëse të gjithë e dinim se nuk ishte në rregull, askush nuk e imagjinonte që ajo që ndodhi të ndodhte, askush nuk e priste atë dhe askush nuk mund të besojë se Maradona ka vdekur dhe se Diego nuk është më në jëtë. Ajo që ka ndodhur vërtet ishte e tmerrshme dhe e çmendur.

La Sexta: Si u njoftuat për vdekjen e Maradonës

Messi: Isha këtu në shtëpi dhe mora një mesazh nga babai im dhe mënjeherë ndeza televizorin dhe fillova të shikoj gjëra dhe mësova gjithçka.

La Sexta: Pse disa nuk mbajtën minutën e heshjtes për Maradonën?

Messi: Të gjithë janë të lirë të shprehin mendimet e tyre dhe të bëjnë atë që duan, sigurisht që jo të gjithë e pëlqejnë ose e kanë pëlqyer Maradonën. Me siguri në nivelin sportiv dhe atë që ai bëri në futboll për të gjithë dhe më pas mënyrën e jetës ose disa do të pëlqejnë gjëra dhe të tjerët jo. Secili është i lirë të veproj ashtu siç dëshiron.

La Sexta: Goli dhe dedikimi për Diegon. Ishe i bindur?

Messi: E vërteta është që isha i bindur se do të shënoja atë ditë dhe ishte e çuditshme. Në një lëvizoja nga e cila nuk prisja asgjë, u shfaq goli.

La Sexta: Fanella e Maradonës?

Messi: Njerëzit e Neëell’s ma dhanë, në kohën kur ata ma dhanë mua unë e mbajta atje dhe më dukej se ishte koha ta bëja këtë.

La Sexta: A keni frikë nga vdekja?

Messi: Nganjëhërë po. Nuk mendoj për vdekjen, por për atë që do të ndodhë pas saj, kur ajo të zhduket. Si do të vazhdojë, çfarë do të ketë, si do të jenë fëmijët e mijë, familja ime. Por nuk e mendoj shumë, përpiqem ta shmang shumë herë.

La Sexta: Kalandari i ngjeshur dhe shumë ndeshje?

Messi: Ajo që ka rëndësi është të respektohen kontratat televizive, sponsorët dhe gjithçka që mund të bëhet dhe nuk mendohet për atletin. Mund të luash të dielën, të mërkurën dhe nëse është e nevojshme të premten dhe të shtunën. Vështrohet më shumë për interesin ekonomik sesa për sportin ose vetë lojën.

La Sexta: Si është të luash pa tifozë?

Messi: e tmerrshmë, është shumë e shëmtuar ndjenja e çuditshme e daljes në një stadium kaq të madh ku nuk është askush, gjithçka shumë e ftoftë e vërteta është së është e shëmtuar dhe ndnjenja është shumë e keqe. Edhe për ata që e shohin nga shtëpia. Ka ekuilibër sepse nuka ka tifozë fushe. Praktikisht, ekipet duken sitë barabarta. Mund të jetë ai që ka të drejtë, por nuk varet nga ne. Ata që nuk thanë që ne duhet të luanim dhe u bëri mirë njerëzve që ishin mbyllur pa qenë në gjendje të linin shtëpitë e tyre dhe mesa keq po kishim fuqinë të shpërqendroheshim me futbollin.

La Sexta: A jeni i vetëdijshëm për pasurinë që keni?

Messi:  Po, unë e di se çfarë kam, çfarë bëj, çfarë nuk bëj. Jam i vetëdijshëm për gjithçka.

La Sexta: Si është të jesh Messi?

Messi: Unë jam i privilegjuar për gjithçka që duhej të jetoja, nuk është se më shqetëson, por ka raste që do të thoja të isha anonim dhe të kënaqsha duke shkuar në një treg, të shihja një fil, të darkoja në një restorant, të bëja Pazar në supermarket, pa më parë askush. Unë jam gjithmonë mirënjohës për afeksionin që kam përjetuar në të gjithë botën. Kur jam më fëmijët e mi do të doja të kaloja pa u vënë re.