Messi i rikthehet stërvitjeve me Barcelonën (FOTO)

Lionel Messi iu është rikthyer stërvitjeve me Barcelonën, për herë të parë në përgatitjet parasezonale.

Argjentinasi njoftoi në javën e kaluar se kishte vendosur që të qëndroj në Barcelonë së paku edhe për një vit deri në përfundimin e kontratës.

Barca ka njoftuar gjatë ditës së sotme se 33 vjeçari iu është rikthyer stërvitjeve qendrën sportive të blaugranëve.