Messi i përgjigjet Ronaldos se a do ta pranonte ftesën për darkë

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ishin të pranishëm në ceremoninë e UEFA-s, kur u tërheq shorti për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve dhe ndarjes së çmimeve për edicionin e kaluar.

Cristiano Ronaldo, kishte zbuluar se kishte marrëdhënie të mira me Messin, por ende nuk kishin ngrënë darkë së bashku.

“Sigurisht ne kemi një marrëdhënie të mirë, ne nuk kemi ngrënë darkë së bashku ende, por shpresoj në të ardhmen”, kishte thënë Ronaldo.

E portugezit iu ka përgjigjur Lionel Messi, për gazetën spanjolle “Sport”, se a do të darkonte me të.

Mesi ka thënë se do të ishte i lumtur të kalonte kohë me kolegun e tij portugez.

“Po, nuk kam asnjë problem në lidhje më këtë. Gjithmonë kam thënë se nuk ekziston ndonjë problem mes nesh. Ne mund të mos jemi miq, sepse nuk kemi ndarë kurrë një dhomë zhveshje së bashku, por gjithmonë e takoj atë nëpër ceremoni të shpërndarjeve të çmimeve dhe nuk kam asnjë problem. Ne në fakt kemi biseduar me njëri-tjetrin për një kohë mjaft të gjatë në ceremoninë më të fundit. Nuk e di nëse do të ketë një darkë mes nesh. Varet, nëse rrugët do të kryqëzohen për arsye të dukshme. Secili ka jetën dhe angazhimet e veta. Por, padyshim, unë do ta pranoja ftesën”, ka thënë kapiteni i Barcelonës.