Messi: Hazard një lojtar me shumë cilësi, por është e vështirë ta mbulosh humbjen e Ronaldos

Sot më fillim prej orës 20:00, do të luhet njëra prej ndeshjeve më të shikuara në botë, ajo ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, e njohur ndryshe si “El Clasico”.

Ndeshja do të luhet në kuadër të La Ligas në stadium “Camp Nou” në Barcelonë.

Para ndeshjes ka folur lojtari më i mirë i Barcelonës, Lionel Messi, ai ka bërë një krahasim mes Eden Hazardit dhe Cristiano Ronaldos.

Messi ka thënë se Hazard është një lojtarë i mirë, por është e vështirë që të zëvendësohet Mungesa e Cristiano Ronaldos.

“Hazard është një lojtar me shumë cilësi. Ai është një lojtar ndryshe, që mund të prishë ekuilibrin e skuadrave të tjera. Mendoj se është ndryshe nga Cristiano. Ka cilësi të tjerë. Është e vështirë të mbulosh humbjen e Ronaldos, por Hazard është një lojtar i shkëlqyer”, ka thënë Lionel Messi.

El Clasico do të luhet edhe këtë vit pa Cristiano Ronaldon, pasi portugezi është transferuar në verën e vitit 2018 në Juventus për 105 milionë euro nga Real Madridi.