Messi fiton edhe një trofe personal të radhës

Leo Messi ka fituar edhe çmimin e radhës personal në karrierën e tij si futbollist profesionist.

Pas topit të artë që e fitoi të hënën, ai tashmë ka fituar edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të kampionatit spanjoll të futbollit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Messi, i cili ka postuar një foto me çmimin e fituar, në llogarinë e tij personale në Facebook.

“Është nder të jesh në historinë e La Ligas. Më dukej çmenduri se mund të fitoja Pichichin, aq më tepër të mund të kaloja Zarra-n, imagjinoni kam fituar tetë Pichichi. Faleminderit gjithashtu të gjithë atyre që më ndihmuan t’i arrij” është shprehur argjentinasi.

Messi, në këtë mënyrë, tashmë koleksionon Pichichi-n e tij të tetë, falë 30 golave ​​që shënoi në sezonin 2020-2021 në La Liga.