Messi: Është shumë e çuditshme të luhet pa shikues

Lionel Messi së bashku me lojtarët e skuadrës së Barcelonës ka nisur përgatitjet për rifillimin e La Ligas, që do të nis në qershor.

Kapiteni i blaugranëve në një intervistë për “Adidas”, ka thënë se është i shokuar me shkallën e pandemisë së coronavirusit.

Ai ka thënë se nuk e ka paramenduar një gjë të tillë që do ndodhte nga pandemia COVID-19.

“Nuk besoj se ndonjëri ka mundur ta parashikojë këtë. Disa njerëz kanë paralajmëruar se pandemia mund të ndodhë herë pas here, por kurrë nuk e kam imagjinuar se do të ndodhte në këtë mënyrë apo se do të kishte ndikim kaq të madh në gjithë botën. Jetesa dhe puna me aq shumë pasiguri kurrë nuk është e lehtë, veçanërisht kur përballesh me një situatë të padëgjuar si kjo. Por, për çdo futbollist, është me rëndësi të mbahet përqendrimi kur të kthehet në fushë”, ka deklaruar Messi.

Ylli argjentinas ka thonë se do të jetë e çuditshme që të luhen ndeshjet pa praninë e shikuesve.

“Ka fjalë për përfundim të ligës së Spanjës pa shikues, që sjellë sfidë krejt tjetër. Është shumë e çuditshme të luhet pa shikues, por është normale të kthehemi me këtë mënyrë pas çdo gjëje që kemi kaluar. Me të gjitha që po ndodhin në botë, është shumë e kuptueshme”, ka shtuar kapiteni i Barcelonës.

Ndeshjet në La Liga do të luhen pa praninë e tifozëve deri në përfundimin e këtij sezoni si pasoj e coronavirusit.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!