Mësohen përballjet e 1/8 së finales në “Euro 2020”

Me përfundimin e ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve në “Euro 2020” janë mësuar 16 ekipet më të mira që kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt.

Tashmë janë bërë të ditura çiftet e 1/8 së finales.

Më 26 qershor janë ndeshjet Uellsi – Danimarka dhe Italia – Austria.

Më 27 qershor luajnë Holanda me Çekinë dhe Belgjika me Portugalinë. Më 28 qershor janë ndeshjet Kroacia – Spanja dhe Franca – Zvicra.

Kurse më 29 qershor luhen dy ndeshjet e fundit të fazës së parë nokaut: Anglia – Gjermania dhe Suedia – Ukraina.