Mesfushori i Uellsit diagnostikohet me kancer

Mesfushori i Uellsit, David Brooks ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer.

24 vjeçari i Bournemouthit do ta nisë shërimin në javën tjetër.

Brooks është paraqitur 21 herë me Kombëtaren e Uellsit.

David Brooks në javën e ishte pjesë e Uellsit.

“Ky është një mesazh shumë i vështirë për ta shkruar. Jam diagnostikuar me fazën e dytë të ‘Hodgkin lymphoma’ dhe do ta fillojë shërimin javën tjetër. Ka qenë lajm befasues për mua dhe familjen time”, shkroi Brooksi. “Hodgkin lymphoma” është kancer i sistemit limfatik, pjesë e rëndësishme e sistemit imunitar.

Brooksi ka luajtur nëntë herë për Bournemouthin në “Championship” këtë sezon. Ka shënuar tri herë. Ai ka luajtur tri herë për Uellsin në “Euro 2020”.