Foto: Shpend Ahmeti

Mërgim Pefqeli largohet nga Llapi

Sulmuesi i krahut, Mërgim Pefqeli është larguar nga skuadra e Llapit.

Pefqeli këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ish-sulmuesi i Prishtinës, iu ishte bashkuar Llapit në sezonin e kaluar dhe i ka skaduar kontrata një vjeçare.

“Me këtë postim miq dhe familjarë dua të ju informojë që kontrata ime me KF “Llapin” ka përfunduar, dhe tashmë jam lojtar i lirë. Falënderoi kryesinë, stafin dhe të gjithë bashkëlojtarët që kaluam një sezon së bashku. Gjithashtu falënderimi tjetër shkon për tifozërinë e KF Llapit , për mbështetjen që më ka dhënë në çdo ndeshje”, ka shkruar Pefqeli.

Lajmin për largimin e Pefqelit nga Llapi e ka konfirmuar edhe trajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina.