Mërgim Berisha shkëlqen në fitoren e Salzburgut ndaj Lokomotivës së Moskës (VIDEO)

Salzburgu ka shënuar fitore të madhe ndaj Lokomtivës së Moskës me rezultat 1-3, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mërgim Berisha i shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë në minutat 18’ dhe 41’, për t’ia dhënë epërsinë prej dy golave mysafirëve.

Vendasit e ngushtuan epërsinë me Miranchukin nga penalltia në minutën e 79’.

Për 1-3, shënoi Adeyemi në minutën e 81’.

Pas kësaj fitoreje Salzburgu mbetet në vendin e katërt me 6 pikë, në Grupin A, kurse Lokomotiva në vendin e katërt me tri pikë.

PËR T’I PAR GOLAT KLIKONI KËTU.