Më të mirët e Evropës sonte luajnë për Superkupë, këto janë formacionet

Fituesi i Ligës së Kampionëve dhe fituesi i Evropa Ligës sonte do të masin forcat për më të mirin e kontinentit të Evropës për vitin 2019.

Nga ora 21:00 dy ekipe angleze, Liverpool dhe Chelsea do të ndeshën në Stamboll të Turqisë.

Para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare. 11 lojtarët e Jurgen Klopp do të luajnë përball ish- lojtarit, tani trajner i Chelsea, Frank Lampard.

Liverpool: Adrian, Gomez, Matip, van Dijk, Robertson, Fabinho, Milner, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Mane, Salah.

Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Christensen, Zouma, Emerson, Kovacic, Jorginho, Kante, Pedro, Pulisic, Giroud.