Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Prishtina – Ballkani

Është mbyllur pjesa e parë me rezultat 0-0, në ndeshjen Prishtina – Ballkani, që luhet në kuadër të xhiros së 20-të në Superligë.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, nën praninë e rreth 7 mijë tifozëve.

Në pjesën e parë skuadra e Ballkanit ka qenë më këmbëngulëse duke sulmuar në portën e Prishtinës.

Ndërsa Prishtina nuk ka arritur që të bëj lojën e vet.