Mbrojtësi bëhet portier në Kupën e Kombeve në Afrikë

Ngjarjet e pazkonta në Kupën e Kombeve në Afrikë nuk kanë të ndalur. Pas lajmit tragjik për vdekjen e 8 personave një tjetër ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një ndeshje tjetër të futbollit.

Chaker Alhadur që nga dita e djeshme mund të konsiderohet si hero i Kombëtares së Komorosit.

Ai luan në pozitën e mbrojtësit por për arsye se Kombëtarja e Komorosit kishte mungesë të portierëve për shkak se të dy portierët kishin rezultuar pozitiv me COVID-19, mbrojtësi u detyrua të hynte në portë.

Komorosi mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e shtatë kur kapiteni dhe qendërmbrojtësi Nadjim Abdou u ndëshkua me karton të kuq.

Sidoqoftë, kjo Kombëtare u mbajt mjaft mirë dhe për këtë meritat më të mëdha i ka Alhadhur.

Ai i bëri katër pritje të mrekullushme duke e lënë ekipin e tij në lojë deri në fund të takimit.